Pas alarmit të rremë për një mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës gjatë së shtunës, sot janë marrë masa të shtuara sigurie para mbajtjes së seancës së 43-të plenare, shkruan IndeksOnline.
Para nisjes së seancës, në afërsi të ndërtesës së kuvendit janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës, të cilat po kujdesen për sigurinë dhe kontrollin e perimetrit./IndeksOnline/
- Advertisement -