back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaBotëShtohet edhe një votë më shumë kundër Vuk Jeremiçit

Shtohet edhe një votë më shumë kundër Vuk Jeremiçit

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Votohet, për herë të tretë, në mënyrë të fshehtë, në Këshillin e Sigurisë, në OKB, për kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm

Është votuar sot, të hënën, për herë të tretë, në mënyrë të fshehtë, në Këshillin e Sigurisë, në OKB, për kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm.

Si zakonisht, nuk dihet se kush ka votuar për kë, por rezultatet tregojnë disa të shenja interesante.

Së pari, se megjithë pritshmëritë e mëdha për të zgjedhur për herë të parë një grua në krye të OKB, gara mbetet e mbizotëruar nga burrat. Irina Bokova dhe sidomos Susanna Malcorra e Helen Clark kanë shumë kundërshtarë.

Së dyti, që Antonio Guterres i Portugalisë mbetet një favorit i padiskutueshëm për të tretën herë radhazi. Thuhet se ata që kryesojnë herët rrëzohen shpejt, në këtë llaj gare. Guterrez, megjithatë, mbetet i pakalueshëm.

Së treti, rënia e habitshme e favoritit të BE-së, sllovenit Danilo Tusk, në favor të sllovakut Miroslav Lajçak edhe ky një diplomat i njohur për BE-në. Ky është një proces shumë jotransparent dhe vështirë të kuptohen arsyet e ngritjeve dhe zbritjeve, mirëpo, analisti Davide Denti, spekulloi te vizita e ngrohtë që kryeministri sllovak Robert Fico bëri së fundi te Putini, në Moskë, ku mërziti partnerët e tij europianë duke thënë se duhen hequr sanksionet ndaj Rusisë.

Së katërti, Vuk Jeremiç, i Serbisë, mbetet mes kandidatëve kryesorë, por tashmë janë pesë vende që nuk e duan, nga katër që ishin dy javë më parë. Kjo rënie përkon me njoftimin për protesta të shqiptarëve në Kosovë dhe në SHBA, kundër kandidaturës së tij.

Së pesti, Igor Luksic nga Mali i Zi, u bë kandidati i radhës që doli nga gara. Në votën e 5 gushtit, ai kishte marrë 9 vota negative, nga 15 anëtarë që ka Këshilli i Sigurimit. Në 23 gusht, ai njoftoi se nuk konkurronte më. Të dy kandidatët e tërhequr deri tani janë nga Ballkani: tjetra ishte kroatja Vesna Pusiç.

Tani mbeten 10 kandidatë në garë.

Numrat shënojnë votat pro-kundër-asnjanëse:

Antonio Guterres: 11-3-1

Miroslav Lajcak: 9-5-1

Vuk Jeremic: 7-5-3

Irina Bokova: 7-5-3

Susanna Malcorra: 7-7-1

Srgjan Kerim: 6-7-2

Helen Clark: 6-8-1

Danilo Turk: 5-6-4

Christiana Figueres: 2-12-1

Natalia Gherman: 2-12-1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz