back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeShtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

Shtimja bëhet me objekt të ri të QKMF-së, Aliu ndan detaje

Të ngjajshme

Dua Lipa s’njeh kufij, bën joga në një dërrasë sërfi

Dua Lipa vërtet dëshiron të sfidojë limitet! Ylli shqiptar me...

Edhe Putin ka zbarkuar në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zbarkuar në Anchorage, Alaskë,...

Jo më “kokë me kokë” – Pse Trump e Putin e ndryshuan formatin e takimit?

Ndryshimi i formatit të takimit bilateral të sotëm —...

Gjithçka është gati! Trump mbërrin i pari në Alaska

Në Anchorage të Alaskës, gjithçka është gati për takimin...

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se qyteti i tij po bëhet me objekt të ri të Qendrës Kryesore Familjare.

Sipas Aliut, hapësira e re e QKMF-së do të jetë prej 3000 metrash katrorë, teksa investimi kap shifrën e 2.4 milionë eurove.

Në këtë qendër do të ofrohen shërbime moderne laboratorike, radiologjike, vaksinim, emergjencë dhe stomatologji, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Shtimja – qytet model për Mjekësinë Familjare!

Për herë të parë, qyteti ynë do të ketë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në objekt të ri – një hapësirë prej 3000 m² dhe investim afër 2.4 milionë euro, ku do të ofrohen shërbime moderne laboratorike, radiologjike, vaksinim, emergjencë dhe stomatologji.

Për dy dekada, shëndetësia në Shtime kishte nevojë për më shumë hapësirë dhe kushte. Sot, po e ndërtojmë një qendër shembull, ku qytetarët tanë do të marrin kujdesin që e meritojnë.

Shtimja po ecën me hapa të mëdhenj në shëndetësi, zhvillim dhe mirëqenie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz