BallinaLajmeShtetit gjerman mbështet edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane

Shtetit gjerman mbështet edhe më tej Kosovën në agjendën e saj evropiane

Të ngjajshme

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet...

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e...

Dardani dhe Rina zbulojnë historinë e dashurisë së tyre

Emisioni Weekendi edhe këtë të diel sjellë enkas për...

Ambasadorja Viets shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur  edhe më tej Kosovën në agjendën e saj  evropiane.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets. Kryetarja Emini, pasi e falënderoi ambasadoren për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me integrimet e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë.

Në vijim të takimit, kryetarja e komisionit falënderoi ambasadoren Viets edhe për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të GIZ-it për Kuvendin e Kosovës, posaçërisht Komisionin për Integrime Evropiane.

Ambasadorja Viets, ndërkaq, duke e uruar kryetaren Emini për detyrën e re në krye të këtij komisioni të rëndësishëm të Kuvendit, shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në zhvillimin e saj dhe në agjendën evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz