Shteti që po shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit
03

Lexo edheFoto sa 1000 fjalë, infermierja ngushëllon kolegen pas humbjes së një pacientje në spitalin e goditur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se ky vend ka shënuar rekord për numrin ditor të rasteve të reja të koronavirusit me 2,293 të infektuar për 24 orë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin e dytë me popullsinë më të madhe në botë shkoi në 37,366, kursë numri i të vdekurve në 1,218, shkruan “CNN”.
Popullsia prej 1.3 miliard banorëve e Indisë vazhdon të mbetet në izolim. Kufijtë shtetërorë janë mbyllur, transporti është pezulluar, bizneset janë mbyllur dhe njerëzit janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Lexo edheFoto sa 1000 fjalë, infermierja ngushëllon kolegen pas humbjes së një pacientje në spitalin e goditur nga koronavirusi
Masat e izolimit, të cilat ndikuan që mijëra njerëz të mbesin të ngujuar larg shtëpive të tyre, pritej të largoheshin nesër. Megjithatë, autoritetet e zgjatën afatin e masave edhe për dy javë të tjera, ndonëse disa prej tyre do të lehtësohen në zonat ku ka më pak raste të koronavirusit.