back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeShteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo...

Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

Të ngjajshme

​Dëshmitari Tmava flet për raportet me Nagip Krasniqin, tregon nëse kishin presion nga ai

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar dëgjimi i...

​Arsenali kërkon avantazhin në Bay Arena ndaj Leverkusen

Bayer Leverkusen dhe Arsenal do të përballen sonte, më...

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar...

Dëshmitari në gjyqin ndaj Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur kritere favorizuese për kaldajën A5

Në seancën gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike...

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar publik se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.

Gjithashtu Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së matrë – datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:

• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;

• Benzinë: 1.17 €/litër;

Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:

• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;

• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër;

Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse,  është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:

2 eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë, dhe

12 eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektoj në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, publiku do të njoftohet me kohë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz