back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaBotëShteti grek me masa të rrepta sigurie, për vizitën e Zelenskyt

Shteti grek me masa të rrepta sigurie, për vizitën e Zelenskyt

Të ngjajshme

Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor

Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit...

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe...

Tahiri: Më 1 janar rritet tatimi në pronë, këtë mund ta ndalim me 28 dhjetor

Kandidati për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard...

Cilësia e ndotjes së ajrit në botë, ja ku renditet sonte Prishtina

Prishtina po renditet e 21-ta në botë për nga...

Nën masa të rrepta sigurie, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Athinën nesër, raportojnë mediat greke.

Në axhendën e vizitës së tij janë energjia dhe korridori vertikal për transportin e LNG-së amerikane. Vizita e Zelenskyt zhvillohet pas rreth dy vitesh, pas asaj në gusht 2023.

Oraret e takimeve të presidentit ukrainas në Athinë nuk janë njoftuar për arsye sigurie, siç ndodh me çdo udhëtim të Zelenskyt, shkruajnë mediat fqinje.

Raportohet se Zelensky do të takohet me radhë me presidentin Konstantinos Tasoulas, pastaj me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e tij do të përfundojnë me kryetarin e Parlamentit, Nikitas Kaklamanis.

Energjia është tema më e nxehtë e diskutimit në këto takime, megjithëse Volodymyr Zelensky do të ngrejë edhe çështje të mbrojtjes, një çështje në të cilën Greqia e ka bërë të qartë se nuk mund të ndihmojë.

“Po lidhim një marrëveshje me Greqinë, në sektorin e energjisë, për të maksimizuar mundësitë për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, si për këtë dimër ashtu edhe në planin strategjik, në planin afatgjatë. Marrëveshjet me vende të ndryshme evropiane, nga Norvegjia në Greqi, do të sigurojnë garanci për furnizimin me gaz natyror të vendit tonë. I falënderoj të gjithë partnerët që po ndihmojnë”, tha ai Zelensky më herët. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz