back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeShtetases së huaj vidhet çanta me 1 mijë euro dhe dokumente nga...

Shtetases së huaj vidhet çanta me 1 mijë euro dhe dokumente nga vetura e parkuar

Të ngjajshme

Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se i është vjedhur çanta nga vetura e saj, e cila ishte e parkuar në parkingun e një lokali në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 02:00.

”Viktima femer shtetase e huaj ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1000 euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të nje famlijareje” thuhet në raport.

Lidhur me rastin, policia ka iniciuar hetimet dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz