back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeShtetas shqiptar në Britani i dënuar për përdhunim, autoritetet kosovare kërkojnë ekstradimin...

Shtetas shqiptar në Britani i dënuar për përdhunim, autoritetet kosovare kërkojnë ekstradimin për grabitje të vitit 2017

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Një qytetar shqiptar, i dënuar për përdhunim në Mbretërinë e Bashkuar, mund të përballet me ekstradimin drejt Kosovës për një grabitje të ndodhur para shtatë vitesh.

Bëhet fjalë për Rinor Korqën, 28 vjeç, i cili në janar 2024 u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg në Londër për sulmin ndaj një gruaje në qarkun Havering. Ngjarja kishte ndodhur gjatë një nate, ku viktima u izolua nga shoqet e saj dhe u sulmua, ndërsa bashkëpunëtori i tij regjistroi ngjarjen, transmeton lajmi.net.

Kosova ka lëshuar urdhër-arrest për Korqën për grabitjen e një banese në fshatin Havjali pranë Prishtinës, më 22 dhjetor 2017, ku u vodhën para, dokumente dhe një telefon, dhe dyshohet se i dyshuari kishte me vete një armë ose armë imituese.

Vendimi për ekstradim tani është në duart e Ministrisë britanike të Brendshme, Shabana Mahmood, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur rreth shtatë muaj. Autoritetet kosovare duhet të paraqesin prova për të mbështetur kërkesën e ekstradimit, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me Britaninë e Madhe.

Bashkëpunëtori i Korqës, Bujar Jashari, 36 vjeç, u dënuar gjithashtu për përdhunim, duke marrë shtatë vjet burg. Autoritetet britanike e kanë cilësuar rastin si kompleks dhe kanë vlerësuar veprimin e viktimës, duke theksuar rëndësinë e denoncimeve për parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz