back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeShtesat për studentë, Cakolli i quan keqpërdorim të parasë publike si instrument...

Shtesat për studentë, Cakolli i quan keqpërdorim të parasë publike si instrument elektoral

Të ngjajshme

Xhaka tregon takimin e parë me Artetan dhe si e bindi të qëndroj te Arsenali

Të shtunën, Granit Xhaka i cili është pjesë e...

Shqiptarët kërkojnë vende të rezervuara në parlamentin e Malit të Zi

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi...

Shaqiri në formacionin startues për Baselin kundër FCSB

Xherdan Shaqiri do të nisë nga minuta e parë...

Bajrami me akuza ndaj Kurtit: Po merr para nga qytetarët përmes çmimeve të shtrenjta

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e...

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se ndarja e 100 eurove për studentë pesë ditë para zgjedhjeve lokale, sipas tij, është vijimësi e skemës së keqpërdorimit të parasë publike si instrument elektoral.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Cakolli thotë nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë më 15 shtator, atëherë kur dhe ka nisur viti akademik.

“Ndarja e 100 eurove për studentë pesë ditë para zgjedhjeve lokale, dhe ekzekutimi i këtyre mjeteve sot, tri ditë para balotazhit – është vijimësi e skemës së keqpërdorimit të parasë publike si instrument elektoral. Tek e fundit, viti akademik ka filluar më 15 shtator, gati dy muaj më parë. Nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë atëherë, jo tani. Edhe pse, për një qeveri në detyrë, s’do të ishte e ligjshme as atëherë”.

“E ajo që e bën situatën edhe më problematike është normalizimi i shkeljeve të ligjit, nën arsyetimin se ‘është në të mirë të qytetarëve [studentëve, shërbyesve publik, kategorive sociale, a kujtdo tjetër]’. Kur shkeljet ligjore kalojnë pa reagim, ato shndërrohen në praktikë – dhe pastaj mbase nuk reagon më askush”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz