Shtëpia e Bardhë publikon video me AI: Trump ‘hedh në kosh’ gazetarin e njohur
dp

Lexo edhe“Financial Times”: Franca synon t’i bashkohet planit britaniko-gjerman për raketat me rreze të gjatë veprimi

Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një video të çuditshme të bërë me AI, që në fokus ka presidentin Donald Trump.
Në video shfaqet Trump teksa e gjuan në kosh mbeturinash gazetarin dhe moderatorin e njohur, Stehpen Colbert, shkruan IndeksOnline.
Colbert është nikoqir i emisionit të njohur “The Late Show” dhe njihet për qëndrimet e tij kundër qeverisjes së Trumpit.
Të enjten, Colbert pati emisionin e fundit në shtëpinë mediatike “CBS”, teksa Trump shprehu mirënjohje për përfundimin.
“Shkarkimi i Colbert nga CBS është ‘fillimi i fundit’ për prezantuesit e vonë televizivë të patalentuar, të pakëndshëm, shumë të paguar, jo qesharakë dhe me vlerësim shumë të dobët” tha Trump./IndeksOnline/

Lexo edhe“Financial Times”: Franca synon t’i bashkohet planit britaniko-gjerman për raketat me rreze të gjatë veprimi
Bye-bye 👋 pic.twitter.com/5dPeXDflyh
— The White House (@WhiteHouse) May 22, 2026