Shtëpia e Bardhë prezanton monedhën “Trump”

Zyra e prerjes së monedhave amerikane do të fillojë të shtypë monedha një dollarëshe, me portretin e presidentit Donald Trump.
Monedha, e cila në anën e pasme përshkruan vulën presidenciale me “250” të gdhendur në mburojë, do të bëhet në nderim të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Njerëzit e gjallë, përfshirë presidentët, rrallë ndodhë të shfaqen në monedhën amerikane, për shkak të një përmbledhjeje ligjesh.
Trump nënshkroi legjislacionin dypartiak në vitin 2020 duke autorizuar Sekretarin e Thesarit të emetonte monedha dollarësh gjatë vitit kalendarik 2026 me dizajne që janë “emblematike e gjysmëpesëqindvjetorit të Shteteve të Bashkuara”.

Lexo edheKosovari ishte pjesë e shpëtimtarve në një ngjarje të rëndë në Itali
Ky ligj thotë se asnjë person, i gjallë apo i vdekur, nuk mund të përfshihet në anën e pasme të monedhës.
Megjithatë, Trump e ka bërë këtë gjë dhe njoftimi u bë i ditur edhe nga Shtëpia e Bardhë.














