back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëShtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e blerjes së Grenlandës

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e blerjes së Grenlandës

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka diskutuar “një sërë opsionesh” për të blerë Grenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë.

Në një deklarim për BBC-në, Shtëpia e Bardhë pohoi se blerja e Grenlandës, një rajon gjysmëautonom i Danimarkës, ishte një “prioritet i sigurisë kombëtare”.

Deklarata erdhi disa orë pasi udhëheqësit evropianë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke mbështetur Danimarkën, e cila ka kundërshtuar ambiciet e Trumpit, për ishullin arktik.

Trumpi përsëriti se SHBA-ja “kishte nevojë” për Grenlandën, për arsye sigurie.

Shtëpia e Bardhë tha të martën: “Presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të Komandantit të Përgjithshëm.”

Të martën, gjashtë aleatë evropianë shprehën mbështetje për Danimarkën.

“Grenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre”, thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës.

Ata gjithashtu bënë thirrje për “mbrojtjen e parimeve të Kartës së OKB-së, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz