back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeShtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro! (FOTO)

Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro! (FOTO)

Të ngjajshme

Stuttgart: Gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e paaktivizuar nga Lufta e Dytë Botërore...

UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

Një stadium legjendar është bllokuar nga UEFA për të...

Zyrtarizohet kandidati i Nisma-s për Podujevën

Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për Kryetar...

Gjermani: Kosovarit i grabitet telefoni ndërsa flinte në stacionin e trenit

Një personi ju vodh telefoni inteligjent derisa po flinte,...

Amir Rrahmani surprizon të dashurën në përvjetorin e parë të lidhjes (Foto)

Influencerja, Drita Stublla ka ndarë me ndjekësit e saj...

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skulptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kryediplomati Ditmir Bushati shkruan në facebook se kjo dhuratë u mundësua falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morina dhe angazhimit të Ambasadores tonë Tatjana Gjonaj, që zë fill me takimet që pata me drejtuesit e Bashkisë së Rio de Janeiro, gjatë vizitës në Brazil në nëntorin e shkuar, transmeton lajmi.net

Kardinali Tempesta, duke iu referuar Nënë Terezës si “mëshira e zotit në tokë” e “fruti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i solli njerëzimit”, e quajti mbërritjen e shtatores nga Tirana “një dhurate të jashtëzakonshme që do t’i japë jo vetëm Katedrales, por gjithë Brazilit vlera të reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”.

Në kuadër të aktiviteteve që do të shoqërojnë në mbarë botën kanonizimin e Nënë Terezës, shtatorja e saj në Rio do të inaugurohet më 10 shtator, duke zënë vendin kryesor të Katedrales Metropolitane.

Image
Image
- Advertisement -

Të Fundit