back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeShtatë të arrestuarit në rastin “Qielli i thyer” për trafikim droge dalin...

Shtatë të arrestuarit në rastin “Qielli i thyer” për trafikim droge dalin sot para gjykatës

Të ngjajshme

Ekstradohet oligarku moldavian Vladimir Plahotniuc, disa ditë para zgjedhjeve vendimtare

Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për...

I dënuar me mbi një vit burgim, kapet 54-vjeçari në Prizren

Është arrestuar një 54-vjeçar në Prizren, i cili ishte...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të cilët u arrestuan nga operacioni i djeshëm në Prishtinë dhe në Pejë, e që është vazhdimësi e operacioni të njohur si “Qielli i thyer”.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë e ditur se sot do të zhvillohet seanca dëgjimore ndaj tyre.

“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Në lidhje me këtë rast më parë janë arrestuar 22 persona, shtatë të tjerë dje e që në total i bie të jenë nën pranga 29 persona të dyshimtë në kuadër të hetimeve për veprat e ndryshme përmes “SkyECC”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz