back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeShtabit të Shukri Bujës i bashkohet Burhan Abdullahu: Ikonë e stomatologjisë në...

Shtabit të Shukri Bujës i bashkohet Burhan Abdullahu: Ikonë e stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit

Të ngjajshme

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka njoftuar se shefi i shtabit të tij për shëndetësi do të jetë Burhan Abdullahu. Ky i fundit, siç ka thënë Buja është ‘‘ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan’’, dhe po ashtu sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve.

Buja ka thënë edhe se Abdullahu është po ashtu, i burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981.

Postimi:

Burhan Abdullahu, ikonë e mjekësisë dhe stomatologjisë në Lipjan, sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në shëndetin e qytetarëve, si dhe figurë e palëkundur e PDK-së në qytetin e Lipjanit.

I burgosur politik gjatë demonstratave të vitit 1981, i larguari i parë nga puna në sektorin e shëndetësisë gjatë masave të dhunshme në vitet e ’90-ta, dhe në shërbim të popullatës gjatë luftës, jeta dhe veprimtaria e doktor Burhanit dëshmojnë vendosmërinë, guximin dhe dashurinë për vendin.

Sot, ai merr përgjegjësinë e shefit të shtabit për shëndetësi, duke e bërë ekipin tonë edhe më të fortë.

Me doktor Burhanin pjesë të ekipit fitues, fitorja është e sigurt!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz