SHT Drenas: Shoferi i autobusit “Lindi Tours” u sulmua në vendin e punës

Reagim ndaj sulmit të shoferit të firmës “Lindi Tours”
Shoqata Transportuese në Drenas (ShTD), ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj shoferit të firmës “Lindi Tours” Sokol Dervishi, në vendin e tij të punës.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediet, kjo shoqatë e konsideron këtë sulm si kriminal dhe një veprim të ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjor.
“Dënojmë ashpër sulmin e dhunshëm dhe kriminal të ushtruar mbi shoferin e firmës “Lindi Tours” në Komoran derisa ishte në detyrë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një moment kur organet e rendit po tentojnë ta fusin nën kontroll transportin e udhëtarëve në këtë komunë. Ky është qartazi një veprim i ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjor, të cilët në këtë formë vënë në rrezik udhëtarët dhe gjithë komunitetin”, thuhet në deklaratë.

Lexo edheArrestohet një person në Drenas
Shoqata Transportuese në Drenas kërkon nga organet e rendit, respektivisht nga Policia e Stacionit në Drenas që të ndërmarrë të gjitha hapat për ta zgjidhur dhe proceduar sa më parë këtë rast te organet e drejtësisë që kryesit e aktit ta marrin dënimin e merituar konform ligjeve aktuale në fuqi.
Rasim Shala, Kryetar i Shoqatës Transportuese në Drenas














