back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeShSKUK: Fëmija 5-vjeçar i sulmuar nga ujku në Brod pranohet në QKUK...

ShSKUK: Fëmija 5-vjeçar i sulmuar nga ujku në Brod pranohet në QKUK – gjendja e tij stabile

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se më 27 gusht 2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime trupore pas një sulmi nga një ujk.

Sipas familjarëve, fëmija ishte sulmuar në oborrin e shtëpisë dhe ishte tërhequr zvarrë disa metra nga kafsha e egër, duke pësuar lëndime në pjesën e gjoksit dhe shpinës, raporton lajmi.net

Menjëherë pas pranimit në Klinikën Emergjente, pacienti ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet fillestare. Më pas, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Gjendja e fëmijës është stabile”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. Po ashtu, janë dhënë të gjitha vaksinat sipas protokollit dhe është angazhuar një psikolog klinik për vlerësimin dhe mbështetjen emocionale të fëmijës pas traumës së përjetuar.

Pavarësisht gjendjes stabile, mjekët kanë vendosur që pacienti të qëndrojë për disa ditë në klinikë për monitorim dhe për të përjashtuar ndonjë përkeqësim të mundshëm të gjendjes shëndetësore./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz