BallinaJetëShqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat italiane shkruajnë për të

Shqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat italiane shkruajnë për të

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Mediumi italian “UdineToday” i ka kushtuar një artikull shqiptares 101 vjeçare, Bajame Goxhabelli.

Sipas artikullit, Goxhabelli ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Indeksonline.

“Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe mbesa e mbesa: pasi ishte pozitive për Covid, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia e saj”, thuhet në artikullin e mediumit italian.

Mbesa e saj, Esmeralda në prononcim për “UdineToday” u shprehë se gjyshja e saj është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi Covidit dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor: ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”, thotë Esmeralda.

Bajame Goxhabelli pati vështirësi të shumta gjatë sëmundjes, por ajo arriti të mposhtë koronavirusin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz