HomeShqiptari shpiku këpucët që vetëlidhen (Foto)

Shqiptari shpiku këpucët që vetëlidhen (Foto)

Të ngjajshme

Barcelona nis procedura ligjore ndaj Florentino Perez për shpifje

Barcelona ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër...

Ymeri për ZRrE-në: Është palë e inkriminuar në skandalin e energjisë

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina...

Muja: Shpallen 65 përfituesit e LOT 2 në kuadër të skemës së granteve për zhvillim rural

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,...

Sami Lushtaku: S’kam mëndu kurrë që kam me varrosë Sahit Jasharin

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar lidhur me...

Bëhet fjalë për shqiptarin Klevis Ylli që jeton në Gjermani, i cili ka arritur të ideojë këpucë të cilat do të vetlidhen, pa pasur nevojë fare të ulemi për të i lidhur ato. Duket si imagjinatë hollivudiane, por në fakt gjermanët e kanë kthyer këtë në një realitet. Shkencëtarët gjermanë në krye me inxhinierin shqiptar, Klevis Ylli, kanë arritur të ideojnë këpucë të cilat do të vetlidhen. Mjafton të fusni këmbën në këpucët apo atletet që do të prodhojnë gjermanët dhe me anë të disa senzorëve me të cilat ato janë pajisur do të lidhen vetë. Gjitha meritat për këtë shpikje duket se i ka inxhinieri shqiptar që jeton në Freiburg, Klevis Ylli, i cili ka qenë ideator. “Këpucët janë ideuar për të moshuarit pasi ata kanë probleme me lëvizjet për shkak të moshës. Por mund të përdoren edhe nga të rinjtë dhe nuk është e thënë që t’i përdorin vetëm njerëzit që kanë probleme”, ka thënë Ylli, transmetojnë mediat shqiptare. Nuk dihet ende çmimi që do të kenë këto këpucë apo atlete por do të hidhen në treg brenda këtij viti. Këpucët janë të pajisura me magnet dhe sa herë që këmbët lëvizin magnetët bëjnë të mundur prodhimin e energjisë. Aktualisht këpucët kanë një model prototipi por do të bëhet e mundur që të prodhohen modele të shumta, ashtu si këpucët e zakonshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz