back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeShqiptari që vrau gruan në Gjermani, la katër fëmijë pa nënë

Shqiptari që vrau gruan në Gjermani, la katër fëmijë pa nënë

Të ngjajshme

Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të...

Alonso e përkrahë ‘ankesën’ e Realit, flet edhe për ndeshjen ndaj Marseillet

Në prag të debutimit të shumëpritur në Champions League...

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Shtetasi shqiptar nga Kosova Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz