back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeShqiptari nga Vushtrria gëzon një fshat në Afrikë, i’u siguron ujin e...

Shqiptari nga Vushtrria gëzon një fshat në Afrikë, i’u siguron ujin e pijes

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Një shqiptar me emrin Ylber Vatovci nga Vushtrria , ndjehet i lumtur pasi që ka arritur që t’iu sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shihet puseta e ndërtuar, e që mbishkrim mbanë emrin e tij.

“Ylber Vatovci, Albania 2019”, shkruhet në pusetë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë vetë Vatovci në përshkrimin e dhënë thotë se njerëzit mendojnë shumë për gjërat që dëshirojnë t’i kenë, por harrojnë për ato që i kanë.

“Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai.

Ndërkohë në fotografi shihen të gjithë banorët të mbledhur rreth pusetës, duke shijuar ujin e pijes./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz