back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeShqiptari i famshëm që kërcen e bën foto me Angela Merkel

Shqiptari i famshëm që kërcen e bën foto me Angela Merkel

Të ngjajshme

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit...

Nisje pozitive e Dritës në Conference League, ja sa para ka grumbulluar deri tani

Skuadra e Drtiës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Omonias në...

LDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e qeverisë

Dy nga partitë opozitare kryesore në vend, Aleanca për...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shfaqur shpesh herë si miku më i mirë i Kancelares gjermane Angela Merkel. Ai shihet shpesh i fotografuar me të e në biseda miqësore, por me sa duket, nuk është i vetmi që ka një raport të ngrohtë me “zonjën e hekurt”.

Ardit Gjikaj, shqiptari me origjinë nga Vlora është personi që “po sfidon” kreun e qeverisë në këtë “betejë”. Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për Arjan Çanin, ai tregoi se me Merkel është njohur disa vite më parë.

Jo se nuk e njihte Kancelaren, por kontakti i tyre i parë ka qenë në Bundesagun gjerman, ku Gjikaj ka performuar para deputetëve dhe Merkel. Ai është një i ri mjaft i njohur në Gjermani, ku ka shkuar si emigrant prej vitit 1994.

LEXO EDHE: Nga vajza e një prifti, në femrën e parë kancelare: Jeta e Angela Merkel, liderës më me ndikim në botë

Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me breakdance. Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet “Endless Dance”.

Nga një kërkim në internet, JOQ.al ka arritur të sigurojë videon e plotë të performancës së Gjikaj para Kancelares dhe deputetëve të tjerë. Videoja është realizuar rreth 7 vite më parë. Veç kërcimit impresionues të talentit shqiptar, në të duket edhe Merkel, e cila duartroket me vrull dhe pasion për Arditin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz