back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeShqiptari hidhet nga pallati në Romë, zjarrfikësit e kapin në ajër (VIDEO)

Shqiptari hidhet nga pallati në Romë, zjarrfikësit e kapin në ajër (VIDEO)

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
Një shqiptar është shpëtuar për mrekulli ditën e sotme në Itali.

26-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë me dije, kishte hipur mbi çatinë e një pallati 5 katësh me qëllim për tu hedhur nga aty.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porta Pia, në Romë, ku zjarrfikësit dhe policia ka mundur që të kapin në ajër shqiptarin, pasi lëshoi duart nga tubi që po mbahej. Ka qenë ndërhyrja e një zjarrfikësi, i cili e ka kapur nga këmbët të riun shqiptar, ndërsa në ndihmë i kanë shkuar edhe kolegët.

26-vjeçari, me kokën varur, ka luftuar për disa minuta me zjarrfikësit, duke i goditur në mënyrë që ta lëshonin. Por pas disa minutash, u bë e mundur shpëtimi i tij, ku më pas është dërguar për në spital.

Ai dyshohet se ishte me probleme mendore, çka ka çuar edhe në tentativën për të kryer vetëvrasje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz