back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportShqipëria në ankth, Taulant Xhaka rrezikon Europianin

Shqipëria në ankth, Taulant Xhaka rrezikon Europianin

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Dhimbje kokë për Shqipërinë përpara startit të Kampionatit Europian. Dëmtimi muskulor që Taulant Xhaka pësoi në minutat e para të ndeshjes me Sionin, rezultoi më shqetësues nga sa u mendua fillimisht.

Pasi festoi titullin e 7-të radhazi kampion të Zvicrës, klubi i Bazelit njoftoi zyrtarisht se mesfushori shqiptar do të qëndrojë disa javë larg fushave, por pa specifikuar ekzaktësisht afatin kohor.

Pas vizitave mjekësore, vetë 25-vjeçari bëri të ditur se do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të lojës, por frika është se Taulantit mund ti nevojitet edhe më tepër kohë për të qenë gati për ndeshjet në Grupin A të Euro 2016.

Nga dëmtimi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, mesfushori do të humbasë fundin e sezonit me Baselin, por pritet të mungojë edhe në miqësoret që Shqipëria do të zhvillojë përpara evenimentit në Francë.

E sigurt duket që Xhaka nuk do të luajë ndaj Katarit më 29 Maj, por edhe në ndeshjen e fundit testuese me Ukrainën, më 3 Qershor në Bergamo të Italisë.

Mungesa një-mujore nga fushat, do të thotë se lojtari që cilësohet edhe si shpirti i mesfushës kuqezi, duhet të jetë i rikuperuar një javë përpara ndeshjes së 11 Qershorit, ku Shqipëria debuton në Euro 2016 përballë Zvicrës.

Taulant Xhaka beson se do të luajë në duelin përballë vëllait të tij, Granitit. Por, deri në atë kohë, Kombëtarja shqiptare mban frymën dhe pret me ankth lajme pozitive

Të Fundit

Sport

ShowBiz