Shqipëria gati për sfidën ndaj Izraelit, kuqezinjtë kryejnë stervitjen e fundit
dp

Lexo edheE nisi në mënyrë perfekte, Inter Miami i Messit i beson Hoyosit drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran zbriti në fushë i plotë, përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili po kalon një gjendje gripale dhe do të vlerësohet përsëri nesër nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Skuadra zhvilloi ushtrime fizike, si edhe skema tekniko-taktike. Në skuadër mbizotëron fryma pozitive dhe motivimi për të arritur një rezultat pozitiv nesër.

Lexo edheE nisi në mënyrë perfekte, Inter Miami i Messit i beson Hoyosit drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit
Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Biletat janë të disponueshme online në ebileta.al dhe pranë pikës fizike te stadiumi “Air Albania”.