BallinaLajmeShqipëria dhe Kosova nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për tregtinë

Shqipëria dhe Kosova nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për tregtinë

Të ngjajshme

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Kryeqendra e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë distancë rrugore vetëm tri orë. Kjo afërsi gjeografike dhe lidhja kulturore e historike mes dy vendeve, sipas përfaqësuesve të biznesit nuk janë shfrytëzuar mjaft për të zhvilluar tregtinë dhe për t’i dhënë vlerë të shtuar ekonomive përkatëse. Ndërkohë që marrëdhëniet në fushën politike apo diplomatike natyrshëm janë drejt rritjes, forcimit e konsolidimit.

Përfaqësues të një pjese të biznesit në Shqipëri bëjnë fjalë për luftë tregtare të Kosovës. Sipas tyre, barrierat tregtare, janë veçse për të mbushur xhepat e klientëve të qeverive apo dhe të ndonjë politikani. Të tjerë përfaqësues e kundërshtojnë faktin e luftës tregtare, nën argumentin se lufta në tregti mund të përdoret për vendet të cilat kanë largësi shumë të madhe të perceptimeve, por edhe të kulturave, por me afërsi gjeografike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Biznesi apelon qeveritë e dy shteteve që të reagojnë dhe të eliminojnë barrierat që janë vendosur në tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa kanë paralajmëruar se brenda 10-ditëshit të parë të shkurtit do të mbahet në Prizren, Forumi i Sipërmarrjes për të dyja vendet, ku kësaj here ky forum nuk do të jetë nën ndikimin qeveritar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz