BallinaShqiptareShqipëri, superprodhimi i shaqlinjve po dëmton fermerët

Shqipëri, superprodhimi i shaqlinjve po dëmton fermerët

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Pavarësisht shifrave gjithnjë në rritje të eksporteve, kultivimi tej kërkesave të tregut po ndëshkon fermerët. Të kënaqur nga fitimi i një viti më parë, fermerët këtë vit pothuajse dyfishuan siperfaqen e mbjellë, nga 250 ha ata mbollën 400 ha. Por fermerët kurrë nuk menduan se do ndodhen para mungesës së tregut dhe çmimeve të ulta, për shkak të mbiprodhimit.

Nëpër fushat e Lushnjës dhe Fierit shihen tonelata me shalqinj që po shkojnë drejt kalbjes dhe fermerë të dëshpëruar dhe zemëruar. “Ne këtë prodhim e kemi me kredi. Banka do lekët. Nuk i dhe lekët të sekuestron shtëpinë” thotë një fermer në fshatin Imsht. “Ne mbaruam! Ky është fati ynë!” thotë ai.

Bashkë me shumë fermerë të tjerë ata e nxjerrin dufin duke përplasur shalqinjtë në tokë.

Në rastin më të mirë, çmimi i tregut me shumicë është 3 – 5 lekë për kilogram. “Çmimi sivjet është zero. ka shkuar 5 lekë. Nga vapa e madhe ai digjet” thotë një fermer në pikën e grumbullimit të shalqiri. “Ne nuk ushqejmë dot jo familjen, por as veten tonë” shton një bashkëfshatar i tij. “Plehrat e shtrenjta, shalqiri me 4-5 lekë”.

Tonelata me shalqi po kalben edhe në parcelat e fermerëve të Kafaraj në Fier. “Në 6 dynymë, 59 ton shalqi i hedh poshtë” thotë një fermer. “Çmimet jane katastrofale sivjet…vetë tregu ta dikton çmimin edhe…” thotë një bashkëfshatar i tij. Gjatë kësaj jave çmimet e bostanit dhe shalqirit kane kapur nivelin më të ulët të pesë viteve të fundit./rtsh.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz