Një 25-vjeçar u arrestua në Lushnje pasi në banesën e tij u gjet një arsenal armësh si dhe 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e tharë. Pas informacioneve të marra, policia vuri në pranga 25-vjeçari Avdulla Muça me banim në fshatin Çermë-Proshkë.
Në shtëpinë e tij policia gjeti:
– 5 kg bimë e dyshuar si Cannabis Sativa.
– 1(një) armë tip Kallashnikov.
– 2 (dy) krëhra kallashnikovi dhe 61 fishekë.
– 1(një) armë tip Shutgan i markës Angleze.
– 1(një) teke e markës Italiane me 45 fishekë.
– 1(një) armë e ftohtë tip thikë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
25-vjeçari akuzohet për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.