Shqipëri: 14 vatra zjarri në 10 orët e fundit, 7 mbeten ende aktive

Gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 7 mbeten aktive, njoftuan autoritetet.
“Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë operacionet në terren me 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 helikopter dhe 1 avion “Air Tractor” të Forcës Ajrore”, tha Agjencia për Media dhe Informim.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet janë përqendruar në Dajt, Mallakastër, Elbasan, Libohovë, Dropull, Selenicë dhe Skrapar.

Lexo edheMeksikë: Influenceri i njohur vritet gjatë një transmetimi “live”
“Situata më problematike paraqitet në Mallakastër, ku po punohet intensivisht për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.Në të gjitha vatrat e tjera operacionet vijojnë, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat”.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në koordinim me të gjitha strukturat përgjegjëse, vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit”./A2Cnn














