back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeShqetësuese: 60 raste dhune në familje brenda vetëm një jave në Kosovë

Shqetësuese: 60 raste dhune në familje brenda vetëm një jave në Kosovë

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Vranësira e diell të shtunën, të dielen rrebeshe shiu

Mendimi për motin – 15.08.2025 Me vransira kalimtare e intervale...

Rreth 200 gazetarë presin me orë në autobusë për samitin Trump–Putin në Alaskë

Kur ora në Alaskë shënon 05:30 e mëngjesit, gazetarët...

Sami Lushtaku prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal në Skenderaj

Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pasiten e sotme...

Gjatë periudhës 8 deri më 15 gusht 2025, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 67 raste të reja në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto raste:

  • 60 ishin raste të dhunës në familje,

  • 2 raste të dhunimit,

  • 1 rast i dhunimit në tentativë,

  • 1 rast i sulmit seksual,

  • dhe 3 raste të lëndimit të lehtë trupor.

Po ashtu, janë paraqitur 12 kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) në gjykatë dhe 11 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME). Gjatë kësaj periudhe, ka pasur edhe 2 kërkesa për ndryshim të urdhrit të mbrojtjes nga pala dhe 3 kërkesa për ndërprerje të tij.

Zyra ka marrë pjesë në gjithsej 27 seanca gjyqësore dhe 19 seanca në prokurori, si dhe ka dhënë 74 këshilla juridike për viktimat. Janë regjistruar 14 aktvendime të aprovuara dhe 1 aktgjykim dënues.

Përveç kësaj, mbrojtësit e viktimave kanë përfaqësuar raste në 3 raste në Qendrën për Punë Sociale (QPS) dhe në 4 raste në strehimore.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes ligjore, emocionale dhe institucionale për viktimat e krimeve, me fokus të veçantë në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës seksuale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz