Shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve është gjenetika. Ju nuk mund t’i ndryshoni gjenet tuaja, por mund të jeni në gjendje të përmirësoni ose të ngadalësoni humbjen e flokëve. Nëse trupit tuaj i mungon një nga vitaminat dhe përbërësit e tjerë, flokët tuaj mund të fillojnë të bien. Ndaj për ta parandaluar këtë problem duhet të siguroheni që të hani në përditshmëri këto ushqime:
Ushqimet e pasura me hekur mund t’ju ndihmojnë nëse keni mungesë dhe nuk e dini, sidomos në kohën e menopauzës dhe andropauzës. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në absorbimin e hekurit. Konsumoni sallatë me spinaq, vezë të zier mirë ose kërpudha (të dyja janë të pasura me vitaminë D) për të parandaluar rënien e flokëve.
Vajrat e rozmarinës, kokosit, farave të kungullit të gjitha veprojnë si nektar për skalpin. Gjatë një studimi shkencorë u dhanë meshkujve që vuanin nga rënia e flokëve 400 mg vaj të farave të kungullit në ditë ose një ilaç tjetër me zero efekte anësore për 24 javë. Ata që morën vaj të farave të diellit përjetuan një rritje të flokëve me 40%.
Kur përdoret si trajtim për flokët, mjalti mund të përmirësojë dukjen e flokëve të hollë. Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë që vuanin nga dermatiti seborrheic (një sëmundje inflamatore e lëkurës që shoqërohet me skuqje, kruajtje, skuama të imta dhe seborre në lëkurën e fytyrës e të kokës dhe rënie të flokëve), ata që aplikuan një solucion me 90% mjaltë dhe 10% ujë në skalpin e tyre çdo ditë për 4 javë raportuan për ndalim të rënies së flokëve në fund të studim.