BallinaLajmeShpëtimi i Telekomit në duar të Devollëve, shteti s’ka përgjigje për zhbllokimin...

Shpëtimi i Telekomit në duar të Devollëve, shteti s’ka përgjigje për zhbllokimin e llogarive

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar tash e tri ditë. Arsye për këtë është borxhi që ndërmarrja publike i ka kompanisë “Dardafon”. Por, kur do të zhbllokohen xhirollogaritë dhe çfarë po bën Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në këtë drejtim?

Në Ministrinë që udhëhiqet nga Blerim Kuçi thonë se janë takuar me përfaqësues të kësaj kompanie dhe se kanë kërkuar zhbllokimin e xhirollogarisë së Telekomit, por se deri tash nuk kanë marrë përgjigje se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Në takimet me operatorin Dardafon, kërkesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit ishte zhbllokimi i xhirollogarisë së Ndërmarrjes Publike ,,Telekomi i Kosovës” por që Ministrisa e Ekonomisë dhe Ambientit ende nuk ka përgjigje se kur do të vie deri te zhbllokimi i xhirollogarisë”, kanë deklaruar nga MEA’ja për Express.

Nga kjo ministri deklarojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë e vëllezërve Devolli për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Ministrisa e Ekonomisë dhe Ambientit është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e kompanisë Dardafon dhe Telekomit të Kosovës me qëllim që të gjindet zgjidhja lidhur me çështjen e borxhit të ,,Telekomit të Kosovës” ndaj Dardafonit”,

Ndryshe, nëse xhirollogaritë nuk zhbllokohen këtë javë, rreth 3 mijë e 500 punëtorë të Telekomit dhe Postës mund të mbesin pa paga këtë muaj.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, i ka thënë Gazetës Express se përveç që rrezikohen pagat e punëtorëve, rrezikohet edhe operimi i gjithë ndërmarrjes.

“Përderisa xhirollogaritë janë të bllokume, jo vetëm që rrezikohen pagat e punëtorëve, por edhe operimi i gjithë ndërmarrjes sepse munden me mbet pajisjet pa furnizim. Gjithçka varet nga mjetet, pra lidhemi me pare. Rrezikohen pagat e 3 mijë e 500 punëtorëve të Telekomit dhe Postës dhe rrezikon seriozisht me ra të gjitha shërbimet”, ka thënë Balaj.

Nga kjo sindikatë, nuk i përjashtojnë as protestat nëse ka vonesa në paga. Sipas Balajt, nëse nuk do të ketë zhbllokim të llogarive, ata brenda një ore janë të gatshëm që të dalin në protesta.

“Gjithçka është e gatshme, operative është tu funksionu, grupi I grevave dhe protestave janë të gatshëm. Nëse nuk do të ketë zhbllokim të xhirollogarive, atëherë ne jemi të gatshëm që brenda një ore të dalim në protesta, por që njëherë po e presim vendimin”, ka deklaruar Balaj për Express.

Pas bllokimit të llogarive në Telekom, sindikata ka kërkuar që të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje.

Kjo nuk është hera e parë që kësaj kompanie i janë bllokuar llogaritë si pasojë e borxhit që ka ndaj Z-Mobile. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz