Shpërthimi ndaj termocentralit bërthamor në Ukrainë: Vjen reagimi i NATO

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka dënuar “pamaturinë” e Rusisë për granatimet ndaj një termocentrali bërthamor në Ukrainë.
Ai i ka kërkuar Moskës të ndalojë luftën kundër Ukrainës.
Stoltenberg këtë deklaratë e bëri para një takimi me ministrat e jashtëm perëndimorë.
“Gjatë natës kemi parë edhe raporte për sulmin ndaj termocentralit bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë për ta përfunduar atë, si dhe rëndësinë që Rusia duhet tërhequr të gjithë trupat për t’u angazhuar drejt mirëbesimit dhe përpjekjeve diplomatike”.

Lexo edhe‘Zgjohuni’:Zelensky u kërkon ndihmë evropianëve pas sulmit në centralin bërthamor
Ndërsa, autoritetet ukrainase thanë se një zjarr shpërtheu në një termocentral bërthamor në Ukrainë pas bombardimeve nga forcat ruse të cilë t kanë njoftuar se zjarri u shua dhe se s’ka viktima.
Po ashtu zjarri u raportua se shpërtheu rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.
Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)./gazetametro.net














