BallinaLajmeShpërthimi i bojlerit në Skenderaj, Komuna merr përsipër shpenzimet e akomodimit të...

Shpërthimi i bojlerit në Skenderaj, Komuna merr përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të familjes

Të ngjajshme

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Një burrë derisa po punonte në fshatin Selishtë të...

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se për familjen e Fetah Veliut si komunë kanë marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’i bëjnë zgjidhje të përhershme të banimit kësaj familje.

Ky është postimi i Bekim Jasharit:

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, vizitova familjen e Fetah Veliut, nga fshati Polac, për të parë nga afër lëndimet që kanë marrë anëtarët e kësaj familje dhe dëmet e shumta materiale si pasojë e shpërthimit të bojlerit.

Për familjen e Fetah Veliut si komunë kemi marrë përsipër shpenzimet e akomodimit të përkohshëm, deri sa t’i bëjmë zgjidhje të përhershme të banimit kësaj familje.

Vërtet ngjarje e rëndë e me dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa pasoja të mëdha në njerëz.

Anëtarëve të lënduar të kësaj familje iu urova shërim të shpejtë dhe i sigurova që do të qëndrojmë afër tyre në tejkalimin e kësaj fatkeqësie.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz