Shpërthim në Turqi, neutralizohen dy të dyshuar për terrorizëm
BILLI

Lexo edheVendet arabe bojkotojnë Francën

Një shpërthim ka tronditur qendrën e qytetit Iskenderun të provincës jugore turke Hatay.
Guvernatori i kësaj province, Rahmi Dogan, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se nuk ka pasë viktima nga ky shpërthim.
Ai ka thënë se shpërthimi ka ndodhur menjëherë pasi forcat e sigurisë kishin neutralizuar njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët po i ndiqnin.

Lexo edheVendet arabe bojkotojnë Francën
Dogan shtoi se operacioni është duke vazhduar, shkruan Anadolu Agency.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë të hënën vonë në mbrëmje se të dy terroristët që ishin të përfshirë në këtë shpërthim janë neutralizuar.