Shpërthim në Egjipt: 25 të vdekur dhe 31 të plagosur
03

Lexo edheFlamuri ulet në gjysmë shtizë, Turqia në ditë zie

Njoftohet se 25 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në afërsi të katedrales kryesore të koptëve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror egjiptian, ka njoftuar se në shpërthimin e ndodhur pranë Katedrales Shën Marku e cila ndodhet në lagjen Abbasije në lindje të kryeqytetit kanë humbur jetën 25 persona nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 30 të tjerë.
Koptikët përbëjnë 10 përqind të popullatës prej afërsisht 90 milionë që ka Egjipti. /AA/
Lexo edheFlamuri ulet në gjysmë shtizë, Turqia në ditë zie