Me të hapur punimet e seancës nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur deputetit nga radhët e LDK-së Anton Quni, lidhur me akuzat e këtij të fundit se ka marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
Haliti, është deklaruar i gatshëm të dorëhiqet nga të gjitha funksionet e tij politike nëse Quni ia argumenton një gjë të tillë, duke shtuar se të njëjten e pret edhe nga vet ky deputet i LDK-së nëse nuk arrin ta argumenton atë.
“Në qoftë se ki fakte se unë kam marrë 8 milionë marka unë po jap dorëheqje sot, por nëse nuk ki argumente a je i gatshëm ti që të dorëhiqesh.”, tha Haliti.
Tutje ai me bindje është shprehur se Quni, ka gënjyer në këtë rast.



