Një vullkan shpërtheu në Japoni të mërkurën, duke shpërfaqur hirin disa milje në qiell dhe duke bërë që zyrtarët të paralajmërojnë kundër kërcënimit të rrjedhjes së lavës dhe rënies së gurëve, por nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani në Malin Aso, një destinacion turistik në ishullin kryesor jugor të Kyushu, çoi shtëllungat e hirit 3.5 kilometra të larta kur shpërtheu paradite, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Autoritetet ngritën nivelin e alarmit për shpërthimin e vullkanit nga 3 deri në shkallën 5, duke iu thënë njerëzve që të mos afrohen dhe paralajmëroi për rrezikun e rënies së madhe të shkëmbinjve.