Shpërthen Munishi, tregon pse e la Vëllaznimin dhe shkoi në Feronikel
BILLI
Lexo edheIsmet Munishi flet pas “aderimit” në Feronikel, merr me vete edhe një futbollist? (Foto)
Ismet Munishi shkaktoi befasinë më të madhe të afatit kalimtar të dimrit.
Ai sonte la Vëllaznimin e krizës për të marrë drejtimin e skuadrës më të përfolur ditëve të fundit, Feronikeli.
Munishi ka zbuluar ekskluzivisht arsyet e marrjes së drejtimit të klubit nga Drenasi.
“Arsyeja kryesore është ekipi cilësor që ka Feronikeli. Unë jam trajner i trofeve”, ka thënë Munishi për “GazetaOlle.com”.
Lexo edheIsmet Munishi flet pas “aderimit” në Feronikel, merr me vete edhe një futbollist? (Foto)
“Feronikeli ka ekipin më të mirë në Superligë, prandaj do të luftojmë fuqishëm për titull kampioni”, shtoi një herë kampioni i Kosovës me Llamkos Kosovën.
Munishi zëvendëson Zekiria Ramadanin.