BallinaLajmeShpërthen koronavirusi në Kinë, nisin testime masive

Shpërthen koronavirusi në Kinë, nisin testime masive

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Kina po teston sërish një qytet të tërë për koronavirus mes një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.

Autoritetet kanë nisur testimin e rreth 4.7 milionë njerëzve në Kashgar pas zbulimit të 138 rasteve asimptomatike.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e normave të infeksionit, megjithatë edhe në vendin nga ku nisi, sëmundja ngre krye herë pas here. Xinjiang është shtëpi e pakicës kryesisht myslimane ujgure të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave pretendojnë se përndiqet nga Pekini zyrtar.

Shkollat ​​në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një dokument testimi negativ.

Rasti i parë në këtë qytet ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në lagjen periferike Shufu.

Rasti i saj u zbulua pas një atij që media shtetërore kineze e përshkroi si “test rutinë”. Ky përbën infektimin e parë në territorin e Kinës për 10 ditë. Vendi përgjithësisht nuk i llogarit rastet asimptomatike në bilancin zyrtar të të prekurve, që shënon 85.810. Numri i vdekjeve është 4,634.

Deri pasditen e së dielës, në Kashgar u kryen mbi 2.8 milionë teste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz