Shpërthen humori në rrjetet sociale, pas ardhjes së Vuçiqit në Kosovës / Foto
BILLI

Lexo edheA është kjo barcoleta më qesharake që keni dëgjuar?

Vizita e presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksander Vuçiq pos që ka nxitur reagime të shumta, ka bërë që të shpërthej humori në rrjetet sociale.
Në fotografitë montazh, që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tallja është me të parin e vendit, Hashim Thaçi, i cili vazhdon të promovojë idenë e shkëmbimit të territoreve.
Shaka është bërë edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit kishte refuzuar fillimisht lejimin e vizitës së Vuçiqit në Ujman, për ta lejuar më pas.
Lexo edheA është kjo barcoleta më qesharake që keni dëgjuar?
Tallje janë bërë në rrjetet sociale edhe me liderin e VV-së Albin Kurti. Lideri i partisë opozitare, sot derisa Vuçiq ishte në Kosovë, e kishte vizituar Tiranën.
Këto janë disa nga fotografitë të montuara në rrjetet sociale.