Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.
Në njoftim po ashtu thuhet se menjëherë pas kësaj kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes dhe se situata është vënë nën kontroll.
Sipas SHSKUK-së nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.
“Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet nbë njoftimin e SHSKUK-së.