“Shpërthen” Edisa ndaj Shëndritit: Është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa, ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me disa prej ish-banorëve.
Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Shëndriti, për të cilin tha se ka pasur momente të vështira emocionale gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja,” u shpreh ajo, duke kujtuar një debat të zhvilluar në zonën e divaneve jeshilë.
E pyetur më tej për mendimin e saj për Shëndritin, Edisa dha një deklaratë të drejtpërdrejtë.
“E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita ti njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother,” tha ajo.

Lexo edheGirona i kundërpërgjigjet Realit, me një supergol nga Lemar (VIDEO)
Edisa shtoi gjithashtu se nuk beson që afrimiteti mes Shëndritit dhe Selinës është i natyrshëm, por sipas saj ka qenë pjesë e strategjisë së lojës.
“Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai,” u shpreh ish-banorja.
Deklaratat e saj kanë ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa fansat e formatit vazhdojnë të komentojnë marrëdhëniet mes ish-banorëve edhe pas daljes nga shtëpia.














