Ndeshja e kadetëve (U17) ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës nuk ka gjetur fundin.
Ajo është ndërprerë në pjesën e parë pran rezultatit 2:1 për ekipin mysafir, shkruan Gazetasheshi.
Një kacafytje ndërmjet futbollistëve ka marrë përmasa të madha në të cilën janë përfshirë edhe prindërit, për çka pati edhe përleshje fizike.
Ndërkohë, njëri nga shikuesit ka nxjerr edhe pistoletën.
Forca të mëdha policore kanë ardhur menjëherë te terreni me bari sintetik në Mitrovicë për të qetësuar situatën dhe për të kërkuar personin që kishte reklamuar pistoletën.
Tashmë u mbetet organeve të rendit dhe të FFK-së të vendosin për ndeshjen.