BallinaLajmeShpërthejnë pakënaqësitë, jep dorëheqje një zv.ministër

Shpërthejnë pakënaqësitë, jep dorëheqje një zv.ministër

Të ngjajshme

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vetë Beka i cili edhe ka dhënë arsyet se pse është larguar nga detyra e tij.

“Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE. Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk  jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka për lajmi.net.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve.

Beka në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë bartës i listës së asambleistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz