back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeShpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet sonte në një...

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet sonte në një televizion të Tiranës

Të ngjajshme

Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, bëri shaka me...

Nafta rritet/ “1-shat” shtrenjtohen, çmimi shkon në 1 euro (VIDEO)

“1-shat”, apo taksistët që operojnë në Prishtinë dhe Fushë...

Shqipëria dhe Kroacia në listën serbe të vendeve të pasigurta

“Do të ketë, padyshim, përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve...

Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni.

Syri TV njoftoi për një “rrëfim ekskluziv” të presidentes së Kosovës pasi ajo ndau përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti.

Osmani dhe Kurti patën një përplasje përmes vartësve, që po vazhdon ende disi.

Partia e Kurtit, LVV-ja, nuk e propozoi për presidente edhe për një mandat, të cilin Osmani e kërkonte.

Dekreti i saj të premten për ta shpërndarë Kuvendin pasi një ditë më parë nuk u zgjodh Presidenti i ri, u kundërshtua nga LVV-ja, e cila e ka çuar atë vendim për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, Osmani tash e disa ditë po përballet me sulme e kritika nga zyrtarë dhe mbështetës të Kurtit në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz