Shpërblim 20 mijë euro për këdo ka informacion për 21-vjeçarin vrasës të oficerit të krimeve, policia kërkon ndihmë
BILLI

Lexo edheSveçla tregon se kur pritet të largohet Njësia Speciale nga veriu

Policia vendos 20 mijë euro shpërblim për këdo qytetar që jep informacion për vendndodhjen e autorit.
“Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.
Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Lexo edheSveçla tregon se kur pritet të largohet Njësia Speciale nga veriu
Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853”, thuhet në njoftimin e policisë.