Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre personave për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc, duke thënë se tashmë disa që patën shprehur dyshime ndaj qeverisë duhet të pranojnë se kanë gabuar.
Në një postim, Ahmeti ka theksuar tri pika që, sipas tij, duhet të merren parasysh pas zhvillimeve të fundit në këtë rast, raporton lajmi.net
Sipas tij, së pari, “ata që kanë shpreh dyshime, e në veçanti personat publik, me pranu që e kanë pas gabim”.
Ai shton se edhe qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të përgëzojnë punën e Prokurorisë Speciale dhe ndihmën e FBI-së në zbardhjen e rastit.
Në fund, Ahmeti apelon që të mos ketë kolektivizim të fajësisë ndaj komunitetit serb.
“Është mirë mos me kolektivizu fajësinë dhe me e fajësu çdo qytetar serb për sulmin në kanal.”
Postimi i tij i plotë:
Pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit janë shpreh dyshime se qeveria mund të jetë vetë pas sulmit. Mirë është me u pranu këto gjëra
1. Ata që kanë shpreh dyshime, e në veçanti personat publik me pranu që e kanë pas gabim.
2. Është mirë që edhe qeveria, e në veçanti edhe LVV me e përgëzu punën e prokurorisë dhe ndihmën e FBI-së në zbulimin e përgjegjësve për sulmin.
3. Është mirë mos me kolektivizu fajësinë dhe me e fajësu çdo qytetar serb për sulmin në kanal./Lajmi.net/
- Advertisement -