back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajme“Shpella në perëndim të Kosovës që banohej që prej 6000 vjetësh”

“Shpella në perëndim të Kosovës që banohej që prej 6000 vjetësh” [video]

Të ngjajshme

Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit...

Kush është biznesmeni i njohur turk, që u zhduk me jaht në bregdetin grek?

Autoritetet turke janë në kërkim të biznesmenit Halit Yukay,...

Grup kriminal e trafik droge, arrestohet në Spanjë 34-vjeçar shqiptar

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes...

Megjithëse Kosova nuk është gjithaq e njohur për shpellat e saj, ajo ka një të tillë me një histori jo pak të veçantë. Shpella e Radacit, e cila gjendet në malet që Rugovës në perëndim të Kosovës, ka rezultuar të ketë qenë e banuar edhe nga njerëzit.

Sipas arkeologëve të Instituti Arkeologjik të Kosovës, të cilët kanë hulumtuat pjesën hyrëse të shpellës që më 2008-2009, Shpella e Radacit ka qenë e banuar të paktën që nga koha e Neolitit, përkatësisht rreth 6000 vjet më parë. Arkeologu Luan Gashi, i cili ka drejtuar hulumtimet në atë kohë, thotë që duke u bazuar në shënimet e arkeologut Petroviç, i cili kishte shkruar se gjatë gërmimeve në vitet ’60 kishte gjetur një mandibullë, që është nofulla e poshtme e kafkës, e për të cilën ai shkruan të ketë qenë e ngjashme me atë të njeriut, por të mos ketë qenë e njeriut, ka shumë mundësi që në Shpellën e Radacit të gjenden gjurmë edhe më të hershme jete, të kohës së Paleolitit.

Së fundi një pjesë e Shpellës së Radacit është bërë e qasshme për vizitorë. Falë një projekti të Shoqatës së Speleologëve “Aragonit”, i cili ishte financuar nga organizata zvicerane “Swiss Contact” si dhe ishte përkrahur nga Komuna e Pejës, tani Shpella e Radacit apo siç njihet ndryshe edhe si “Bukuroshja e fjetur” mund të vizitohet edhe nga turistët.

Për gjetjet në këtë shpellë si dhe për bukuritë e saj, mund të kuptoni më në detaje nga një edicionin që stafi i emisionit COSMO të KTV-së kanë realizuar pikërisht për këtë shpellë.

 

- Advertisement -

Të Fundit